Qesharake: Prokurori i Hagës thotë se Hashim Thaçi i kishte mashtruar James Rubinin e Wesley Clarkun
Prokurori i Hagës, Matt Hawling, ka bërë një deklaratë qesharake. Ai ka thënë se Hashim Thaçi kishte arritur t’ua maskonte realitetin James Rubinit e Wesley Clarkun.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling, thënë se ajo që nuk kuptonin e ndërkombëtarët, duke përfshirë edhe James Rubin dhe Wesley Clark, ishte që Hashim Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet.
Ai ka thënë se kjo ka ndikuar në botëkuptimin e ndërkombëtarëve për të kuptuar se si funksiononte në të vërtetë UÇK-ja.
“Ajo që nuk kupton James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar se si funksiononte në të vërtetë UÇK-ja”, ka thënë ai.
Përveç kësaj, Matt Halling, ka thënë se këta dy ndërkombëtarë që u përmenden nuk kishin kurrfarë interesi që të kupton se çfarë po ndodhte në realitet.
“Veçanërisht Rubin dhe Clark nuk kishin kurrfarë interesi që të kuptonin se çfarë po ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre.. ishin në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë se çfarë po dëgjon ky trup gjykues për të cilin do marrin vendimet përkatëse”, ka thënë Halling.



