Smajl Latifi: Mirë se u ktheve, miku im i hershëm, Fadil Fazliu!
10 shkurt 2026
| 15:29
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i është gëzuar lajmit për lirimin e Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara, mikut të tij të hershëm.
Ai ka ndarë një foto me të në “Facebook” me mbishkrimin: “Mirë se u ktheve, miku im i hershëm, Fadil Fazliu!”.
“Pas një kohe të gjatë dhe të padrejtë larg familjes dhe shokëve, kthimi yt është një lajm që na gëzon të gjithëve. Uroj që kjo liri e kushtëzuar të shndërrohet sa më shpejt në liri të plotë dhe që ta gëzosh shëndetin, familjen dhe jetën me dinjitet. Paç këmbën e mbarë e fatin tënd e paçin edhe shokët tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Drejtësia duhet të vihet në vend për të gjithë. DREJTËSI, JO POLITIKË!”, ka shkruar Latifi.



