Rritet numri i qytetarëve që kanë raportuar rastet e të shtënave me armë

10 shkurt 2026 | 16:05

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Grupit Punues për Implementimin e Strategjisë dhe Udhërrëfyesit Rajonal për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë, i cili u hap nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për zbatimin e Strategjisë së AVLE-ve, Blerim Gashani.

Takimi kishte për qëllim vlerësimin e zbatimit të Strategjisë, ku u diskutua për realizimin e objektivave strategjike dhe aktiviteteve të planifikuara.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve janë realizuar në përputhje me masat e përcaktuara, ndërsa u diskutua edhe për format e adresimit të aktiviteteve që ende nuk janë realizuar në kuadër të kësaj strategjie.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua fushatës vetëdijesuese, për të cilat u theksua se ka dhënë rezultate shumë efektive, duke shënuar rritje të numrit të qytetarëve që kanë raportuar rastet e të shtënave me armë.

Po ashtu, u diskutuan sfidat e mbetura dhe nevoja për përmirësim të mëtejmë të zbatimit të aktiviteteve, me qëllim avancimin e Planit të Veprimit dhe arritjen e objektivave strategjike të Strategjisë për AVLE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Llapit, edhe skuadra e Ferizajt ka avancuar në çerekfinale…