Vojvoda eliminoi Rrahmanin, kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia
11 shkurt 2026
| 10:00
Në stadiumin Maradona, Como e Fabregasit mposhti Napolin 8-7 në penallti, me kohën e rregullt që përfundoi 1-1.
Kampionët italianë patën një nisje më të mirë dhe dominuan skuadrën e Comos, e cila, megjithatë, ishte e para që shënoi.
Olivera e rrëzoi Gutierrez në zonën e penalltisë dhe në minutën e 39-të e shndërroi në gol Baturina.
Megjithatë, Vergara barazoi shifrat, duke shënuar në minutën e parë të pjesës së dytë.
Rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja shkoi në penallti, me Fabregasin që zëvendësoi Nico Paz në fazat e fundit për Mërgim Vojvodën.
Vlen të ceket se për Napolin, Amir Rrahmani u luajti nga minuta e parë.
Como tani takohet me Interin e Chivusë.



