Avokati Misetiq, trupit gjykues: Ka prova të mjaftueshme që Thaçi të shpallet i pafajshëm

11 shkurt 2026 | 10:45

Përgjatë fjalës së vet, avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, u ka thënë gjykatësve se shpallja fajtor e klientit të tij do të përbënte “padrejtësi ligjore dhe historike”.

“Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave, që është standardi që duhet arritur që ju të rishkruani historinë e Kosovës, në këtë rast për ta shpallur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni atë jofajtor për të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Misetiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq po vazhdon me deklarimin…