Thaçi me pozitë komanduese në UÇK?, Misetiqi: ZPS-ja s’ka dhënë asnjë provë të besueshme
11 shkurt 2026
| 12:03
Pas një pauze të shkurtër, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi po vazhdon me deklaratat përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Lidhur me krijimin e qeverisë së përkohshme të Kosovës në atë kohë, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Prokuroria e Hagës ka shtrembëruar vetë provat në dosjen e saj.
Më tutje, ai ka thënë se ZPS-ja nuk ka dhënë asnjë provë të besueshme se Thaçi ka pasur ndikim komandues në UÇK.



