Galaxy Unpacked shkurt 2026: Telefoni i ri AI që thjeshton përditshmërinë

11 shkurt 2026 | 14:36

Përvojat e reja mobile lindin kur teknologjia heq pengesat nga momentet e përditshme. Pikërisht me këtë vizion vjen seria e re Galaxy S, e krijuar për të thjeshtuar ndërveprimet e përditshme, për të rritur sigurinë në përdorim dhe për ta bërë Galaxy AI një pjesë natyrale të përvojës që nga prekja e parë.

Me gjeneratën e re të pajisjeve Galaxy, inteligjenca artificiale bëhet pjesë integrale e përvojës së përdoruesit. Galaxy AI thjeshton ndërveprimet e përditshme dhe e bën teknologjinë më të aksesueshme në çdo moment.

Samsung Electronics do të mbajë më 25 shkurt në San Francisko eventin Galaxy Unpacked, ku do të prezantojë inovacionet më të fundit Galaxy dhe do të hapë një kapitull të ri në epokën e inteligjencës artificiale, një epokë ku teknologjia bëhet më personale dhe më e përshtatshme për çdo përdorues. Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në Samsung.com, Samsung Newsroom dhe në kanalin zyrtar të Samsung në YouTube, duke filluar nga ora 19:00 (ora lokale).

Qëndroni të informuar dhe sigurohuni të regjistroheni në samsung.com/unpacked për të marrë të gjitha teaser-at, trailer-at, përditësimet e ardhshme dhe akses në përfitime ekskluzive përpara Galaxy Unpacked shkurt 2026.

Gjithashtu, vlen të theksohet se konsumatorët në Kosovë që regjistrohen përpara datës 25 shkurt do të marrin një Samsung 25W Magnetic Wireless Charger me blerjen e një prej pajisjeve Galaxy që do të prezantohen më vonë gjatë këtij muaji.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Thaçit tha se Prokuroria pretendon se Thaçi ka…