Ballkani mund Prishtinën, shkon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

11 shkurt 2026 | 21:42

Prishtina ishte mikëprisonte Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, me ndeshjen e luajtur në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Në një triller të vërtetë, Ballkani kaloi në çerekfinale, pas triumfit në penallti. Pas vazhdimeve, ndeshja përfundoi 3-3. Ndeshja nisi më mirë për Prishtinën, e cila shënoi dy gola, një në minutën e parë e një tjetër në minutën e 50-të. Phillip Bouye dhe Mario Ilievski shënuan për kryeqytetasit.

Megjithatë, Ballkani u kundërpërgjigj po ashtu me dy gola, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Një autogol nga Prishtina dhe Almir Kryeziu nga penalltia ishin golashënuesit e Ballkanit, në minutat 77-të dhe 89-të.

Në vazhdime, në minutën e 98-të, Ballkani shënoi përsëri, për 3-2, mirëpo kundërpërgjigja e Prishtinës ishte e shpejtë. Pas katër minutave, Prishtina barazoi për 3-3, duke dërguar ndeshjen në penallti.

Aty, skuadra e Ballkanit fitoi dhe siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur…