IKKL dhe ASHAK thellojnë bashkëpunimin për hulumtimin e krimeve të luftës

12 shkurt 2026 | 09:17

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në hulumtimin dhe trajtimin shkencor të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë takimit të mbajtur sot në ambientet e ASHAK-ut, ekipi i IKKL-së u prit nga kryetarja e ASHAK-ut, akademike Justina Shiroka-Pula, dhe akademik Arsim Bajrami.

Sipas njoftimit, partneriteti synon krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbimin e literaturës dhe arkivave, si dhe përfshirjen e ekspertizës akademike multidisiplinare për dokumentimin e krimeve të luftës.

IKKL thekson se mbetet e përkushtuar në forcimin e kapaciteteve kërkimore përmes bashkëpunimeve ndërinstitucionale, me qëllim avancimin e drejtësisë tranzicionale, ruajtjen e kujtesës institucionale dhe zhvillimin e studimeve të mirëfillta mbi periudhën e luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes…