Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, kërkon që trupi gjykues të shpallë menjëherë pafajësinë

12 shkurt 2026 | 10:41

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka theksuar se pas fjalës monumentale të avokatit Pierre Prosper, trupi gjykues duhet ta ndërpresë procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe të shpallë pafajësinë e tyre.

Ai ka thënë se për çdo vendim tjetër, emrat e tyre do të gdhenden në analet e së drejtës si shembull I turpshëm i ndikimit politik në një vendim gjyqësor.

“TRUPI GJYKUES DUHET MENJËHERË TË SHPALLË PAFAJËSINË. Pas fjalës monumentale të avokatit  Pierre Prosper, trupi gjykues duhet ta ndërpresë procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe të shpallë pafajësinë e tyre! Për çdo vendim tjetër, emrat e tyre do të gdhenden në analet e së drejtës si shembull I turpshëm i ndikimit politik në një vendim gjyqësor! DREJTËSI, JO POLITIKË! Më 17 shkurt, të marshojmë së bashku në “Sheshin Skëndërbeu” në Prishtinë”, ka shkruar në ‘Facebook’ Bardhyl Mahmuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikurse edhe një ditë më parë, mbrojtja e Veselit pretendon…