Avokati i Veselit: Ka persona që kanë gënjyer nën betim
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon është duke paraqitur deklaratën përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se thënë para trupit gjykues se ka pasur dëshmitarë të ZPS-së të cilët kanë gënjyer nën betim.
“Dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja janë thirrur për pohimin e vërtetësisë të qëndrimit të saj. Por, në të njëjtën kohë ne kemi parë që ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë dhe kemi pasur persona të vërtetë prej të cilëve ZPS-ja nuk ka marrë përgjigje, derisa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’i dhënë përgjigjet e tyre. Kështu që, si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën”, ka deklaruar Dixon.



