Mbrojtja e Veselit mbyll deklaratën përfundimtare: Ai është tërësisht i pafajshëm

12 shkurt 2026 | 13:46

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, në të kundërtën ka thënë se do të ishte “një padrejtësi e madhe”.

“Veseli meriton një vendim të drejtë dhe të duhur ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Nëse ndodh e kundërta, do të ishte një padrejtësi e madhe”, ka thënë Dixon në fund të fjalës përmbyllëse.

Sipas tij, Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe prokuroria nuk ka arritur të konfirmojë asnjë akuzë.

“Dhe, nga ana tjetër ka shumë pika që mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm. Ne parashtrojmë që parashtrimi i prokurorisë të hidhet krejtësisht poshtë”, ka thënë ai.

Dixon ka thënë se 155 viktimat e përfshira në këtë rast meritojnë “të gjejnë paqe dhe qetësi”, por shtoi se është gabim që ZPS-ja të ndjekë persona si Veseli, për të arritur qëllimin që të sjellë “qetësi shpirtërore për viktimat”.

Pas mbrojtjes së Veselit, gjatë ditës do të nisë paraqitjen e deklaratave përmbyllëse mbrojtja e Rexhep Selimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës po merr pjesë në WCO Global Forum…