“Qeveria e Reprizës”, Ramadani publikon statistikat e premtimeve të Kurtit

13 shkurt 2026 | 15:20

Ish-kandidati për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar pas fjalimit ekspoze të kryeministrit Albin Kurti në seancën e 11 shkurtit 2026 për formimin e Qeverisë së re, duke e cilësuar atë si “Qeveria e Reprizës”.

Sipas Ramadanit, në fjalimin e Kurtit janë evidentuar gjithsej 70 premtime. Prej tyre, 13 janë premtime të reja, 53 janë të përsëritura nga mandatet e mëparshme, ndërsa 4 i ka cilësuar si retorike.

Ai ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikojë listën e plotë të premtimeve të Qeverisë Kurti 3, të ndara sipas fushave përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha (Ky mekanizëm (DHS)nuk mbyllet nga Kosova, as…