Supremja ndërpret paraburgimin për nëntë të pandehur për falsifikim votash

13 shkurt 2026 | 16:01

Gjykata Supreme e Kosovës, ka njoftuar se ka ndërprerë masën e paraburgimit për nëntë të pandehur në një rast që lidhet me veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit, duke i liruar ata për t’u mbrojtur në liri.

Me aktgjykimin Pml.nr.105/2026, Supremja ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve B.B., A.H., A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G. dhe I.P., duke ndryshuar vendimet e Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata e Apelit e Kosovës, të cilat kishin caktuar dhe vërtetuar paraburgimin.

Po ashtu, me aktgjykimin Pml.nr.95/2026 është aprovuar edhe kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë për të pandehurin H.P., duke i ndërprerë masën e paraburgimit dhe duke e liruar për t’u mbrojtur në liri.

Gjykata Supreme thotë se janë përmbushur kushtet ligjore për ndërprerjen e paraburgimit, duke garantuar respektimin e parimit të ligjshmërisë dhe të drejtave procedurale të të pandehurve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca e Kosovës ka publikuar një letër që kongresmeni amerikan…