PDK-ja nuk e mbështet propozimin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026

13 shkurt 2026 | 17:03

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e ka mbështetur propozimin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se i duhen se paku tri ditë kohë për ta analizuar Projektligjin për buxhetin e këtij viti.

“PDK-ja nuk e mbështet. Dje e kemi argumentuar vullnetin dhe gatishmërinë që shteti të mos bllokohet duke e mbështetur vazhdimin për muajin mars. Jemi tolerant që të ketë proces të rregullt, të ketë procedura të. Nevojitet afat minimal tri ditë që edhe deputetët ta shohin materialin”, ka thënë Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në më pak se pesë muaj, kontrata e Robert Lewandowski…