Maqedonci forcon partneritetin me Mercedes-Benz për modernizimin e flotës ushtarake
Maqedonci takon drejtorin e shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz
Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar Dennis Kinzelmann, drejtorin e Përgjithshëm, dhe Daniel Zittel, drejtorin e shitjeve në sektorin e mbrojtjes në kompaninë Mercedes-Benz.
Ai ka theksuar se Blbashkëpunimi me kompaninë Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe modernizimin e flotës ushtarake.
“Ky partneritet strategjik dëshmon përkushtimin tonë për të ndërtuar bashkëpunime afatgjata me prodhues liderë ndërkombëtarë në fushën e industrisë së mbrojtjes, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë në përmbushjen e misionit tonë”, ka shkruar në Facebook Maqedonci.



