Kush është Sabri Demiri, kryekëshilltari i presidentit Erdogan?

15 shkurt 2026 | 13:04

Sabri Demiri është një nga figurat më të përgatitura diplomatike me prejardhje shqiptare në strukturat më të larta të shtetit turk. I lindur në vitin 1972 në Shkup, ai ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje.

Studimet e larta i nisi në Bosnje-Hercegovinë, por për shkak të konfliktit atje, vijoi shkollimin në Damask, Siri, ku u diplomua në Institutin e Gjuhës Arabe. Në vitin 1994 u zhvendos në Turqi, ku brenda një viti përvetësoi gjuhën turke dhe nisi studimet universitare dhe të magjistraturës në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit Marmara.

Në vitin 2009, me ftesë të Recep Tayyip Erdoğan (aso kohe Kryeministër), Sabri Demiri u emërua këshilltar i tij, detyrë që e ka ushtruar pa ndërprerje deri më sot. Gjatë kësaj periudhe, ai u dallua si një kuadër i fortë në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht për çështjet e Ballkanit.

Fillimisht u emërua këshilltar për marrëdhënie me mediat dhe publikun, ndërsa më pas mori rolin e këshilltarit kryesor për Ballkanin. Pas zgjedhjes së Erdoganit President i Turqisë në tetor 2014, Demiri u bë pjesë e kabinetit presidencial në cilësinë e këshilltarit të Presidentit.

Aktualisht jeton në Ankara me familjen e tij (bashkëshortja dhe dy fëmijët), ndërsa prindërit dhe familjarët e tij jetojnë në Maqedoni.

Sabri Demiri flet rrjedhshëm turqisht, shqip, boshnjakisht, maqedonisht, arabisht dhe anglisht, duke u konsideruar një urë e rëndësishme lidhëse mes Turqisë dhe Ballkanit. Një shqiptar nga Shkupi në zemër të diplomacisë turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtari i njohur, dhe humanisti, Afrim Bytyqi thotë se ka…