Skitarja Kiana Kryeziu sërish e pa fat
15 shkurt 2026
| 14:57
Skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu, ka marrë pjesë për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, por sërish nuk ka arritur ta përfundojë garën.
Në sllallomin e madh, ajo ka dalë nga shtegu, duke mos arritur ta mbyllë këtë përballje të rëndësishme.
Sporistja nga Kosova do të ketë një tjetër mundësi për të treguar aftësitë e saj në disiplinën e sllallomit, e cila zhvillohet të mërkurën, ndërsa tifozët presin me padurim rikthimin e saj në pistë.



