Protesta e 17 shkurtit, trafiku urban në Prishtinë do të jetë pa pagesë

15 shkurt 2026 | 15:25

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, e cila do të mbahet më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rama ka thënë se kjo protestë është një çështje kombëtare dhe jo vetëm partiake, dhe se duhet mbështetur përtej interesave politike.

Ai ka bërë me dije se gjatë ditës së protestës, trafiku urban do të jetë pa pagesë.

“Ne përveç që kemi mbështetur këto procese edhe më parë, i çmojmë dhe i vlerësojmë, dhe duhet t’i naltësojmë përtej interesave partiake. Kjo është një çështje kombëtare. Do të jem aty, dhe trafiku urban do të jetë në shërbim të qytetarëve pa pagesë gjatë protestës”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e Re ka marrë fitore jetike ndaj Ferizajt me…