Avokati  i Veselit: UÇK-ja kishte të drejtë t’i arrestonte ushtarët serbë

16 shkurt 2026 | 14:00

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka këmbëngulur në pyetjen e gjykatësit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte baza ligjore për të paraburgosur ushtarë të ushtrisë së atëhershme serbe gjatë luftës në Kosovë.

“E drejta ndërkombëtare humanitare për konflikte ushtarake parashikon se mund të arrestohen persona që cilëson si rrezik për sigurinë. Kemi cituar edhe shtete të mëparshme që e kanë bërë këtë”, ka thënë Dixon.

Gjykatësi e ka ndërprerë Dixonin, duke e pyetur nëse UÇK-ja si aktore joshtetërore e gëzonte një të drejtë të tillë.

Dixon është përgjigjur duke thënë: “Po. Jurisprudenca e ka dëshmuar një gjë të tillë, mund të zbarohet për të dyja, edhe për shtetin edhe për entitetin i cili është pjesë e një konflikti të brendshëm të armatosur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka argumentuar se Zyra…