FFK-ja uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
17 shkurt 2026
| 11:07
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, FFK-ja ka thënë se sot kujtohet me nderim rrugëtimi drejt lirisë dhe shtetësisë, transmeton klankosova.tv.
“Sot kujtojmë me nderim rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetësisë dhe të gjithë ata që u flijuan dhe kontribuuan ndër dekada që ne sot të jetojmë në Kosovën e lirë e të pavarur. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar FFK-ja.



