Festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Nju-Jork, Reka: Lavdi Adem Jasharit dhe luftëtarëve të UÇK-së, mirënjohje ShBA-së
Ambasadori Blerim Reka, shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ka organizuar pritje solemne për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se së bashku me bashkatdhetarët kanë festuar ditëlindjen e shtetit të Kosovës.
Me këtë rast, Reka ka thënë se lavdia për këtë ditë i takon komandantit legjendar, Adem Jashari, UÇK-së dhe ShBA-së.
“Në Nju-Jork, në pritjen për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me bashkatdhetarët tanë nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Konektikët bashkë kremtuam ditëlindjën e 18-të, të Republikës së Kosovës, shtetit më pro-amerikan dhe më demokratik në rajon. Lavdi komandantit legjendar Adem Jasharit! Lavdi luftëtarëve të UÇK-së! Falënderim i përhershëm SHBA-së!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.



