Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

17 shkurt 2026 | 13:04

Sulmuesi Albion Rrahmani është rikthyer sërish në ekipin e javës në kampionatin e Çekisë.

Rrahmani është përzgjedhur për të qenë pjesë e formacionit të xhiros së 22-të, në të cilën pati paraqitje të mirë.

Ai është njëri prej tre lojtarëve të Sparta Pragës që kanë zënë vend në ekipin e javës.

Në xhiron e 22-të, Sparta e Pragës triumfoi ndaj ekipit Hradec Kralove 2:0, ndërsa Rrahmani kontribuoi me një asistim.

Për Rrahmanin, ky është asistimi i tretë këtë sezon, ndërsa ka edhe 13 gola të shënuar me fanellën e Spartës.

Aktualisht, Sparta zë vendin e dytë në tabelë me 47 pikë, pesë më pak se Slavia që prinë në Superligën çeke.

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Kosova shënoi 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17…