Rahoveci me seancë solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur seancë solemne në rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë 18-vjetor është shprehur mirënjohje e thellë dhe janë kujtuar ata që luftuan dhe kontribuuan në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.
“Sot, me nderim dhe përgjegjësi të lartë institucionale, përkujtojmë 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës se Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e shtetit tonë. Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohjen më të thellë, duke i kujtuar të gjithë ata që luftuan dhe kontribuuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë: dëshmorët, martirët, veteranët e invalidët e luftës, veprimtarët dhe politikanët, si dhe miqtë tanë ndërkombëtarë që mbështetën procesin e shtetndërtimit”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.



