Goditje për Kosovën dhe Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

18 shkurt 2026 | 12:01

Kombëtarja e Kosovës në futboll, do të jetë pa kapitenin Amir Rrahmani për ndeshjen me Sllovakinë, që zhvillohet në fund të muajit të ardhshëm në kuadër të “play-offit” për Botërorin 2026.

Rrahmani nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë deri në fund të muajit prill, pasi është I detyruar të pauzojë të paktën për dy muaj.

Kështu, kanë raportuar mediumet italiane të mërkurën për Rrahmanin, i cili veçse ka filluar fazën e rehabilitimit.

Lëndimi i Rrahmanit është serioz, të cilin e pësoi në ndeshjen kundër Romës, ndërsa ka pësuar një këputje në kofshën e këmbës së majte.

“Rrahmani nuk ka gjasa të rikthehet para fundit të prillit, ndoshta edhe në fund të sezonit, të rikuperojë formën dhe gjendjen e tij fizike”, kanë raportuar mediumet në Itali.

Ky është lëndimi i tretë i Rrahmanit këtë sezon pas atij në fillim të muajit shtator të vitit të shkuar dhe në fund të janarit të këtij viti, shkaku i të cilave 31-vjeçari ka humbur në total 12 ndeshje në të gjitha garat me Napolin.

Deri më tani, Rrahmani ka regjistruar 22 paraqitje me Napolin në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka thënë se Zyrës…