Kosova luan pa kapitenin ndaj Sllovakisë
18 shkurt 2026
| 13:30
Amir Rrahmani do të humbasë ndeshjet vendimtare të Kosovës gjatë muajit mars, për kualifikim në Kupën e Botës. Kapiteni i Kosovës nuk do të luajë ndaj Sllovakisë, për shkak të lëndimit të fundit që ka pësuar në ndeshjen e fundjavës, mes Napolit dhe Romës. Sipas raportimeve nga mediat italiane, Rrahmani do të jetë jashtë fushave për disa muaj.
Skuadra e Napolit ka konfirmuar se ai ka kryer testet mjekësore në spitalin “Pineta Grande”, të cilat zbuluan një lezion të gradës së lartë në biceps femoris në kofshën e majtë.



