Haradinaj për procesin në Hagë: Drejtësia e vonuar është padrejtësi

18 shkurt 2026 | 13:34

Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin triumfues nga gjykimi në Hagë.

Ai  ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë vuajtur mjaftueshëm në Hagë, duke e quajtur padrejtësi, drejtësinë e vonuar për ta.

“Të ia mohosh njeriut krenarinë, të ia fyesh krenarinë edhe vetë forcave të NATO-s, unë mendoj që është rrezik i madh kjo gjykatë, nëse do të marrë vendim tjetër pos atij lirues. Mjafton me padrejtësinë që i ka mbajtur kaq gjatë, sepse edhe një drejtësi e vonuar është padrejtësi”.

“Po më duket se prapë duan ta kthejnë kohën që shqiptarët t’i përdorin si copë mishi, për të pajtuar disa kriminelë dhe për të bërë një lloj balanci. Sepse fatkeqësisht kështu kanë bërë gjithmonë me shqiptarët”, ka thënë Haradinaj në “Kosova Today”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani do të humbasë ndeshjet vendimtare të Kosovës gjatë…