Gjyqtarë anglezë për duelin Drita – Celje

18 shkurt 2026 | 13:40

UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Drita –  Celje, e cila i takon fazës “play-off” të Ligës së Konferencës. Dueli Drita – Celje, zhvillohet sonte (e enjte) prej orës 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me kampionen e Kosovës që kërkon rezultat pozitiv para duelit të kthimit javën tjetër në Slloveni.

Gjyqtar kryesor i këtij takimi, do të jetë Chris Kavanagh, i cili do të ndihmohet nga Simon Bennet si asistent i parë dhe Neil Davies, që do të jetë asistenti i dytë.

Arbitri i katërt do të jetë Thomas Bramall, kurse në VAR është Darren England, që do të ndihmohet nga Peter Bankes në AVAR. Drita ka arritur ta kalojë me sukses fazën e ligës të Ligës së Konferencës, ku në gjashtë ndeshje të luajtura ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe po aq humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj është shprehur i bindur se…