Nora Arapi-Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit

20 shkurt 2026 | 11:54

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nora Arapi-Krasniqin në pozitën e zëvendësministres së parë të Kulturës dhe Turizmit.

“Nora Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore me mbi 15 vjet përvojë profesionale në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve kulturore, me fokus në integrimin e konservimit në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe inovacionin kulturor. Gjatë mandatit të kaluar, znj. Arapi Krasniqi ka shërbyer si Këshilltare e Lartë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rol kyç në hartimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Kjo zyre ka njoftuar se Kurti e ka uruar atë për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se…