Bordi i Paqes, Hamza: PDK-ja pa asnjë rezervë e përkrah këtë zotim
20 shkurt 2026
| 12:17
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja e përkrah pa asnjë rezervë zotimin e Kosovës ne Bordin e Paqes kurdo që ai do të vijë për ratifikim në Kuvend.
Hamza ka thënë për “RTV21” se partia e tij këtë zotim dhe Bordin e Paqes në të cilin është pjesëmarrëse edhe Kosova e vlerëson si diçka pozitive.
“PDK-ja gjithmonë e përkrah me qenë Kosova aty ku janë ShBA-të. Ne e vlerësojmë si diçka pozitive dhe sigurisht që Kosova do ta japë kontributin e vetë brenda këtij bordi (Bordi i Paqes) varësisht prej asaj që kërkohet e çka janë mundësitë e Kosovës. Gjithsesi dhe pa asnjë rezervë”, ka thënë Hamza.



