Këta janë sponzorizuesit më të mëdhenj në sport
Gjatë vitit 2025, vlera totale e sponsorizimeve në sport ka arritur në 24,456,036.98 euro. Pjesa më e madhe e kësaj mbështetjeje financiare është orientuar drejt klubeve sportive, ndërsa federatat kanë përfituar gjithashtu mbështetje të konsiderueshme për organizimin e aktiviteteve dhe zhvillimin e tyre afatgjatë.
Sipas të dhënave, futbolli mbetet sporti me përkrahjen më të madhe financiare, me mbi 9 milionë euro sponsorizime gjatë këtij viti. Basketbolli renditet i dyti me mbi 6 milionë euro, ndërsa volejbolli ka përfituar mbi 1 milion euro. Në anën tjetër, hendbolli ka marrë më pak se 1 milion euro mbështetje.
Ndër sponzorizuesit kryesorë në sportin kosovar për vitin 2025 janë kompani dhe institucione të njohura si: Frutex, IPKO, Viva Fresh, Banka Ekonomike, TEB, Proex, Apetit, Artmotion, Dardafon dhe ProCredit Bank.
Rritja e vazhdueshme e investimeve nga sektori privat po luan një rol kyç në zhvillimin e sportit në Kosovë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së garave, profesionalizimin e klubeve dhe promovimin e talenteve të reja.



