Politika duhet të qëndroj larg ndërmarrjeve publike

21 shkurt 2026 | 23:27

Politika duhet të qëndroj larg ndikimit të tyre në bordet e ndërmarrjeve publike qëndrore dhe komunale, kusht për operime cilësore, performanca pozitive financiare, kosto të përballueshme të fakturave të shërbimeve dhe ngritje të silësisë në shërbimet e tyre ndaj qytetarëve.

Republika e Kosovës si shtet i i ri, tani edhe pas 18 vitesh, po përballet me sfida në shumë fusha, si në; zhvillim ekonomisë dhe të ndërmarrësisë, furnizim të qëndrueshëm me energji, fushën e Planifikimit Hapësinor, ridefinimin e strategjisë për zhvillimin e bujqësisë, fusha e shëndetësisë, fushën e arsimit si dhe ridefinimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët e Republikës tonë.

Ndërtimet private për banim në kryeqytet dhe qytete tjera, kërkojnë reagim të shpejtë dhe nevojën për ndryshim të qasjes së shtetit- komunave në kriteret e dhënies së lejeve të ndërtimit të ndërtimeve private të cilat, jo vetëm që po ndërtohen jashta nevojave të vendit në perspektivë, por aq më keq që, si të tilla, qytetarit nuk i ofrojnë qetësi, infrastrukturë të nevojshme (parkingje, hapësirë lojërash e nevoja tjera). Këto ndërtime private për banim, përpos çmimeve të larta enorme që nuk përkasin fare me gjendjen ekonomike dhe fuqisë blerëse të qytetarëve dhe kreditimeve me norma ektreme të përfitimit të institucioneve bankare e aq më keq, qytetarëve këto ndërtime nuk i ofrojnë rehati, ndarje funksionale të hapësirave të mbrendshme të njësive banesore, dhe shfrytëzim të qëndrueshëm . Mirëpo, objekt analize në këte artikull është gjendja aktuale e Ndërmarrjeve Publike Shërbyese në Kosovë.

Gjendja aktuale e ndërmarrjeve publike shërbyese është mjaftë sfiduese dhe si e tillë kërkon debate profesionale për të konstatuar gjendjen aktuale dhe për të krijuar një strategji të re, rrugë, e cila do të jepte funksionalitet dhe drejtim të duhur të ecjes më tutje të këtyre ndërmarrjeve shërbyese publike. Ndërmarrjet publike po ballafaqohen me probleme të ndryshme, si’ në strukturimet në menaxhim dhe resurse njerëzore jo adekuate, me punësime të mbingarkuara, me ndikime e ndërhyerje politike në operime dhe mbarëvajtjen e tyre, performancë të ulët financiare, nivel tëulët të inkasimit të shërbimeve nga qytetarët dhe nevojë për reforma të thella në kulturën menaxhuese në ndërmarrje publike. Sot, shumica e ndërmarrjeve publike nuk operojnë me fitime pozitive, duke bërë kështu që shuma e ndërmarrjeve publike të varen nga ndihmesat e shtetit për t’ua mundësuar operimin dhe zgjatjës e jetës së tyre. Nga 18 ndërmarrjet publike që operojnë në kosovë në sektorë të ndryshëm, si energjia, transporti, telekomunikacioni, shërbimet postare, menaxhimi i mbeturinave, ujësjellësi, etj, shumica e tyre, viteve të fundit kanë performancë të dobët financiare dhe degradim të cilësisë së shërbimeve. Përshembull, Operatori i transmetimit të energjisë (KOSTT) nuk ka rezultate me shifra pozitive, ndërsa Telekomi i Kosovës ka rezultuar të operoj edhe me humbje të konsiderueshme.

Këto shembuj dhe disa të tjerë, tregojnë që këto ndërmarrje publike kanë probleme në përzgjedhjet joefikase të burimeve njerëzore, me kulturën e menaxhimit me ndërmarrje publike, me joefikasitet në punë, neglizhenca e ndërhyerje politike të cilat së fundmi kanë një ndikim potencial edhe në hargjimin e buxhetin të shtetit. Përveç këtyre ndërmarrjeve publike qëndrore, rreth 55 ndërmarrje publike lokale janë themeluar nga komunat, disa nga të cilat janë trashëguar nga periudha para viteve ’90-ta. Edhe këto ndërmarrje ballafaqohen me probleme të ngjajshme të mosmenaxhimit efikas, punësimeve enorme e joprofesionale dhe joefikasitet në shërbime ngaj qytetarëve. Kjo gjendje është pasojë e mos rrespektimit të ligjit i cili u ndalon politikajve të jenë anëtarë të bordeve, të emërimeve politike nëpër ndërmarrje dhe si rrjedhim duke ulur profesionalizmin në punë dhe pavarësinë e operimit dhe menaxhimit të bordeve të shërbimeve publike nga politika. Çka do duhej bërë shteti ynë, për të patur ndërmarrje shërbyese publike me operime pozitive e cilësi të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe borde të paravura nga politika!? Për dalje nga kjo gjendje, sugjerohet një reformë e thellë ligjore për Ndërmarrjet Publike. Këto reforma ligjore dhe operative do duhej përdorur shembujë të mirë të shteteve në regjion e më gjerë, për të përmirësuar qeverisjen e ndërmarrjeve publike, përgjegjësinë në menaxhim, cilësinë e shërbimeve dhe performancëm positive të operimit të këtyre ndërmarrjeve.

Në Kosovë, kemi ndërmarrjeve publike me probleme serioze në menaxhim jo efikas të tyre dhe shërbime jo cilësore ndaj qytetarëve. Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime jetike publike, siq janë ndërmarrjet për mbledhjen e mbeturinave, shpesh hasin vështirësi operative (mekanizma e makineri jo adekuate, mospërgjegjësi ngaj parapaguesëve dhe shërbime me cilësi të ulëta ndaj qytetarëve).

Rasti i kompanisë rajonale “Pastrimi” në Prishtinë, ku Komuna në njerën anë kritikon ndërmarrjen për performancë të dobët ndaj shërbimeve dhe neglizhenca të faktorit njeri, ndërsa menaxhementi i ndërmarrjes Pastrimi shpreh pakënaqësi ndaj vendimeve të komunës për të angazhuar ndërmarrje tjera për të kryer shërbimet bazike me mbetyrina.

Vendi ynë është ndër vendet në regjion e më gjerë, me cilësi të ulët të menaxhimit me mbeturina.

Vendi ynë, për dallim nga vendet tjera në zhvillim, as që ka filluar me zbatim të ligjit për ekonominë qarkore (Kreislaufwitrschaftsgesetz). Ky ligj ka për qëllim; minimizim dhe zvoglim të mbeturinave që nga burimi i cfaqjes së tyre, fillimin e selektimit të mbeturinave nga amvisëritë, bisneset, vendosjen e kontajnerëve adekuat me mbishkrime se ku e cka duhet hedhur, fillim të tubimit dhe selektimit të mbeturimave të rrezikshme dhe licensim të ndërmarrjeve private për transportim dhe asgjësim të tyre, mbështetjen me subvencione ndërmarrjet që do të operojnë me mbledhje, selektim e përpunim të llojeve të mbeturinave të ndryshme, hapjen e fabrikave me paijeve adekuate për ripërpunim dhe riprodhime, si dhe hapjen dhe licencimin e deponive për pranim të mbeturinave që nuk mund të ripërpunohen.

Sa më shpejtë, duhet të fillojmë me hapa konkret të reformimit në ndërmarrjet publike qëndrore dhe lokale, drejtë rritjes së performancës dhe efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëse, si;

• reforma strukturore në njerëz në ndërmarrjet publike,

• përmirësimin dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në ndërmarrje,

• zbatimin e standardeve të korporatave në regjion dhe integrimin e praktikave më të mira të qeverisjes me ndërmarrje,

• përmirësimin e raportimeve transparences dhe performancës financiare të tyre dhe zbatimin e reformave ligjore.

Këto veprime janë hapa kyç për rigjallërimin, konsolidimin dhe rritjen e efikasitetit në shërbime të ndërmarrjeve publike dhe për të reduktuar barrën fiskale mbi shtetin tonë.

Politika duhet të qëndroj larg ndikimit të tyre në bordet e ndërmarrjeve publike qëndrore dhe komunale, kusht për operime cilësore, performanca pozitive financiare, kosto të përballueshme të fakturave të shërbimeve dhe ngritje të silësisë në shërbimet e tyre ndaj qytetarëve.

Dr.sc. Sylejman Berisha, prof.ass.

Prishtinë, 21 Shkurt 2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ukraina nuk po humb luftën”, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr…