Harry Bajraktari shtroi iftar në New York

22 shkurt 2026 | 03:08

Shqiptari nga Vranoci, Harry Bajraktari, i cili jeton në New York, ka vazhduar traditën e familjes Bajraktari të Vranocit duke shtruar iftar për agjëruesit në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Në një njoftim publik, ai bëri të ditur se iftari u organizua të premten në mbrëmje në restorantin “Casa Rina” në Thornwood, New York, duke theksuar se kjo është një traditë që familja e tyre e ka ruajtur ndër vite, si në Vranoc ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ishim të nderuar që në mesin tonë kishim Profesor Elez Osmani nga Morina e Gjakovës dhe Imam Llukman Geci nga Llausha, i cili ndodhet për vizitë në New York dhe që për 30 vite ka shërbyer si imam në fshatin Vranoc”, ka shkruar Bajraktari.

Sipas tij, organizime të tilla kanë për qëllim forcimin e lidhjeve mes bashkëatdhetarëve dhe ruajtjen e traditave fetare e kombëtare edhe larg vendlindjes.

Zoti ua pranoftë agjërimin dhe ua shpërbleftë me të mira të gjithë besimtarëve në këtë muaj të bekuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë fillimin e bashkëpunimit ndërmjet…