Mbrëmje poetike dhe dialogu ndërkulturor të mërkurën në BKK
02 nëntor 2026
| 08:26
Një mbrëmje frymëzuese kushtuar poezisë në gjuhën shqipe dhe rrugëtimit të saj drejt përkthimit në gjermanisht do të organizohet këtë të mërkurë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Në program do të ketë lexime dhe biseda me autorët Blerina Rogova-Gaxha dhe Arben Idrizi, si dhe me përkthyesen e njohur Zuzana Finger. Bisedën do ta moderojë Blerta Ismajli.
Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë live.
📅 4 nëntor 2026 | ora 18:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
🗣️ Gjuhët: shqip dhe gjermanisht
Organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës me mbështetjen e TRADUKI-t.



