Putin nënshkruan ligj që i jep FSB-së kontrollin për ta mbyllur internetin
22 shkurt 2026
| 08:25
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj të ri që i jep Federal Security Service (FSB) kompetenca të gjera për të ndaluar qasjen në internet brenda Rusisë, duke përfshirë edhe mundësinë për të ndaluar lidhjen në një rajon apo të gjithë vendin pa dhënë arsyetim publik.
Sipas ligjit të miratuar më 20 shkurt, ofruesit e internetit dhe shërbimeve të tjera të komunikimit do të detyrohen të ndërpresin aksesin nëse e urdhëron FSB-ja, ndërsa do të jenë të mbrojtur nga çdo përgjegjësi ligjore për këto ndërprerje.



