Publikohen pamjet nga arrestimi i Artan Grubit
23 shkurt 2026
| 08:22
Alsat ekskluzivisht ka siguruar disa foto nga prangosja e ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi i cili sot në orën 06:10 minuta në vendkalimin kufitarë Bllacë u privua nga liria.




Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth orës 06:10 dhe u privua menjëherë nga liria. Ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.



