Kryesuesi i KGJK-së pret në takim kryetarin e OAK-ut, Besnik Berishën, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
02 nëntor 2026
| 11:59
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Besnik Berisha. Sipas njoftimit, në takim u diskutua për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në funksion të avancimit të sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
Thaqi dhe Berisha theksuan rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, me qëllim të adresimit të çështjeve të përbashkëta dhe përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë.



