Arifi: LV-ja s’i ka votat për presidentin
Afati për zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës po afron. Analisti politik, Avni Arifi, ka thënë se pavarësisht fitores bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje më 28 dhjetor, sipas tij, për çështjen e presidentit nuk i ka votat.
“Afati po afrohet, 4 marsi është tek dera. Ne duhet deri më 4 mars me e pasë presidentin. Pavarësisht fitores së jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është e qartë që nuk i ka votat për me e zgjedhë presidentin. Këto situata, si kudo në botë, zgjidhen me konsensus dhe kompromis. Duhet me gjet një kandidat që është i preferuari i dikujt, por që nuk është i urryeri apo kundërshtari i të tjerëve”, ka thënë Arifi për “Klan Kosovën”.
Nga ana tjetër, opinionisti Labinot Balaj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk është kandidatja e preferuar e opozitës.



