Kurti takohet me Hargreavesin, ja për çfarë biseduan
23 shkurt 2026
| 16:17
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Pas formimit të qeverisë së re, Hargreaves e ka uruar Kurtin për mandatin e ri.
“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë zyra e kryeministrit.



