Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Janë dy rrugë përpara për çështjen e presidentit
23 shkurt 2026
| 16:20
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur para medieve pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend.
Ai ka thënë se për çështjen e presidentit duhen dy rrugë.
“Ne folëm për çështjen më të rëndësishme, të presidentit, dhe afatin kushtetues që po na rrjedh. Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë, dhe duhet konsensus politik, mes faktorëve të vendit, dhe ky konsesus politik duhet të ndërtohet mes këtyre 90 ditëve, ose duhet një marrëveshje klasike politike”, ka thënë Abdixhiku.



