Prattipati takon Gërvallën, diskutojnë për prioritetet e sektorit të drejtësisë
24 shkurt 2026
| 15:35
E ngarkuara me punë e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me ministren e Drejtësisë Donika Gervalla-Schwarz.
Ambasada Amerikane ka njoftuar se Prattipati dhe Gervalla-Schwarz kanë diskutuar për bashkëpunimin mbi prioritetet e sektorit të drejtësisë.
“Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm për të forcuar themelet e sigurisë sonë të përbashkët”, ka njoftuar Ambasada Amerikane.



