Konjufca para Spiropalit lavdëron “hapat gjigantë” të Shqipërisë drejt BE-së: Edhe ne duam ta japim të njëjtin shembull

25 shkurt 2026 | 11:25

Kryediplomati Glauk Konjufca pas takimit që pati me kryediplomaten shqiptare, Elisa Spiropali, ka thënë se këto takime me homologë nga Shqipëria nuk janë si takimet tipike bilaterale.

“Ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën. Vendet tona janë shumë më tepër dhe takimet tona janë vëllazërore”.

“E ardhmja jonë, ashtu si e kaluara, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë koordinimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt BE-së. Dhe unë e përgëzoj Republikën e Shqipërisë për këta hapa gjigantë që i ka bërë sa i përket integrimeve evropiane. Ne duam ta japim po ashtu të njëjtin shembull si Shqipëria. Prandaj, gjithnjë bashkëpunojmë drejt përmbushjes së aspiratave të kombit shqiptar”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur…