Deda: Presidenti nuk është ministër, Kosova ka nevojë për figurë që garanton balancat e brendshme politike dhe institucionale

25 shkurt 2026 | 13:39

Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar lidhur me procesin e ardhshëm të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se Kosova duhet ta kuptojë seriozisht rolin që ka ky institucion.

“Me gjasë Kosova e ka harru domethënien e presidentit. Nuk jemi në proces të zgjedhjes të një ministri të jashtëm apo të brendshëm, por të një figure që – përpos përfaqësimit jashtë Kosovës – edhe i garanton balancat e brendshme politike e institucionale, dhe është adresë e kohezionit të brendshëm (‘uniteti’), për aq sa është e mundur”, ka shkruar Deda në “Facebook”.

Ai ka theksuar se sistemi aktual politik kërkon dakordim mes pozitës dhe opozitës, duke i cilësuar si “të domosdoshme dhe pozitive” konsultimet e nisura mes partive politike.

Sipas tij, në këto konsultime është kyç profili i kandidatit, pasi “nuk mundet bash gjithkush me e ushtruar detyrën e presidentit”.

Deda vlerëson se vendi ka nevojë për një figurë që “i përmbushë kërkesat e partive e poashtu edhe që ka dije dhe përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se “në vitin 2026 nuk ka kurrfarë arsye që figura e presidentit të ardhshëm të jetë dikush që e ‘mëson zanatin’”, duke nënvizuar rëndësinë që partitë të bëjnë një lexim të drejtë të prioriteteve të brendshme dhe të jashtme të Kosovës dhe të definojnë “kriteret bazë” për kandidatin e përbashkët.

“E pastaj është shumë më lehtë të gjendet emri”, ka shkruar Deda.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është duke shqyrtuar të ardhmen…