Hoxhaj paralajmëron: Në takimin e radhës do të paraqiten parimet e PDK-së për presidentin

25 shkurt 2026 | 22:15

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se takimi i kryetarit të PDK-së Bedri Hamzës me kryeministrin, Albin Kurtin mund të sjell edhe debate, por sipas tij, nëse dikush shkon në qeveri apo në Kuvend nuk është thelbësor, por më e rëndësishme është arritja e një produkti politik.

Ai theksoi se takimi i fundit ka qenë i pari në këtë drejtim, ndërsa paralajmëroi se në takimin e radhës do të shtrohen parime konkrete lidhur me çështjen e presidentit nga kreu i PDK-së, Bedri Hamza.

“Kjo mund të debatohet, por nuk ka rëndësi a shkon njeri në qeveri apo në Kuvend. Më e rëndësishme është produkti politik, ky ishte takimi i parë. Unë besoj që në takimin e radhës Hamza do të shtrojë në tavolinë disa prej parimeve që ne i shohim se çka e nxjerrin në kornizë çështjen e presidentit”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se rreziku për zgjedhje…