“Kandidatura e Ramush Haradinajt për president”, Hoxhaj thotë se ka diskutuar me Haradinajn
25 shkurt 2026
| 22:24
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se takimet mes Ramush Haradinajt dhe Bedri Hamza kanë qenë vetëm diskutime, dhe nuk ka pasur kërkesa për nënshkrime për një kandidaturë për president.
“Ka pasur takime mes Ramush Haradinajt dhe Bedri Hamzës. Unë kam diskutuar vet me Haradinajn; më shumë ka qenë një propozim i tij të shihet si kandidat për president, por nuk ka pasur kërkesa për nënshkrime, as deputetët e AAK-së nuk kanë dhënë nënshkrime. Atij i mungojnë disa nënshkrime dhe deri tani nuk ka pasur diskutime të tilla”, tha Hoxhaj.



