Spiropali pas takimit me Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së

26 shkurt 2026 | 12:10

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka bërë një përmbledhje të vizitës së saj që ka realizuar në Kosovë.

Spiropali ka shkruar për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamzën, të cilin e ka uruar për marrjen e drejtimit të partisë dhe për mbështetjen e fituar nga elektorati në zgjedhjet e vitit 2025.

Spiropali ka vlerësuar kontributin historik dhe politik të PDK-së, duke theksuar rolin e saj në çështjet që lidhen me lirinë, luftën dhe drejtësinë.

Ajo ka nënvizuar se në momente të caktuara politika duhet të tejkalojë dallimet partiake, në funksion të interesit kombëtar.

Kryediplomatja shqiptare ka përgëzuar gjithashtu angazhimin e forcave politike për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke e cilësuar stabilitetin institucional si interes të përbashkët.

Sipas saj, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovë, duke respektuar pluralizmin politik, por me qëllim të qartë për forcimin e institucioneve dhe të rolit të faktorit shqiptar në rajon.

“Përgëzoj kontributin konstruktiv të PDK-së dhe të partive të tjera në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja. Stabiliteti institucional është interes i përbashkët”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbetjet mortore (eshtrat) e tri viktimave të luftës Bali Pajazit…