Edon Zhegrova reagon pas eliminimt të Juventusit: Kjo dhemb

26 shkurt 2026 | 12:32

Juventus është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas një përballjeje dramatike ndaj Galatasarayt.

“Zonja e Vjetër” kishte pësuar humbje të thellë 5-2 në ndeshjen e parë në Stamboll, ndërsa në Torino arriti të rikthehej fuqishëm, duke fituar 3-0 brenda 90 minutave të rregullta dhe duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Megjithatë, në kohën shtesë Galatasaray realizoi dy gola, duke vulosur kualifikimin me rezultat përfundimtar 3-2 në ndeshjen e kthimit dhe duke lënë jashtë italianët.

Edon Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë dhe i dha energji të re sulmit të Juventusit, duke qenë vendimtar në ndërtimin e aksionit te goli i dytë.

Sulmuesi dardan pati edhe një rast të artë në kohën shtesë, kur mund ta çonte rezultatin në 4-0 dhe të ndryshonte fatin e përballjes, por nuk arriti të konkretizojë.

Pas ndeshjes, Zhegrova reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin për eliminimin, por edhe krenarinë për paraqitjen e skuadrës.

“Kjo dhemb. Por kjo humbje është pjesë e rrugëtimit tim. Krenar për skuadrën dhe mentalitetin që treguam. Faleminderit të gjithë tifozëve në stadium – ishit të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai në “Instagram”.

Pavarësisht eliminimit, paraqitja e Juventusit në ndeshjen e kthimit dhe impakti i Zhegrovës në pjesën e dytë lënë shije pozitive për vazhdimin e sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E Ngarkuarja me Punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati,…