Edita Tahiri reagon për çështjen e presidentit: Nga pajtimi politik fiton Kosova
26 shkurt 2026
| 19:04
Edita Tahiri, ish-zv/kryeministre e Kosovës, ka reaguar në lidhje me situatën e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Tahiri ka shkruar në ‘Facebook’ se ishte një refuzim i dinjitetshëm nga familja historike Jashari për këtë pozitë.
Ajo ka theksuar se duhet t’i lihet hapësirë pajtimit të partive kryesore për një kandidat për president, sepse nga pajtimi politik fiton Kosova.
“Vetëfushatë, vetëofrim, lobizim nga shteti amë etj. për president – në anën tjetër, një refuzim i dinjitetshëm nga familja historike Jashari. Mendoj se duhet t’i lihet hapësirë pajtimit të partive kryesore për një kandidat për president, sepse nga pajtimi politik fiton Kosova. Ka nevojë se u lodh e bllokuar vjet”, ka shkruar Tahiri.



