Vitinha dominon Championsin, statistika që e vendos pranë Xavit

27 shkurt 2026 | 12:12

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Sipas statistikave të publikuara nga mediat ndërkombëtare, portugezi ka kompletuar mbi 100 pasime në shtatë nga dhjetë paraqitjet e tij në këtë edicion të Champions League me PSG-në.

Ky tregues flet qartë për rolin kyç që ai ka marrë në mesin e fushës, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke qenë pika kryesore e ndërtimit të aksioneve për skuadrën franceze.

Me qetësinë dhe saktësinë e tij, Vitinha po e merr gjithnjë e më shumë skenën në Evropë.

I vetmi që ka bërë më mirë në një sezon të vetëm në këtë aspekt është legjenda spanjolle Xavi, i cili regjistroi nëntë ndeshje me mbi 100 pasime në edicionin 2010/11 dhe tetë të tilla në sezonin 2012/13.

Forma aktuale e Vitinhas po e konfirmon atë si një nga mesfushorët më të rëndësishëm në futbollin evropian këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ish-presidentit Hashim Thaçi edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni…