Manchester Unitedi paguan milionat e Ruben Amorimit
27 shkurt 2026
| 12:24
Manchester United mund të paguajë deri në 15.9 milionë funte për trajnerin e shkarkuar Ruben Amorim dhe stafit të tij.
Amorim u largua muajin e kaluar pas një mandati të vështirë që përfundoi me vendin e 15-të në ligë dhe vetëm 24 fitore në 63 ndeshje. Pagesa përfshin edhe rimbursimin e transferimit nga Sporting CP dhe mund të reduktohet nëse ai gjen një punë tjetër.
Ky është një tjetër shpenzim i madh për Unitedin, pas largimeve të ish-trajnerit Erik ten Hag dhe ish-drejtorit sportiv Dan Ashworth, duke treguar koston e lartë të vendimeve të menaxhimit në klub.



